Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka zgjedhur ta zbresë skuadrën e tij në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë të mirëfilltë stërvitore.
Zgjedhja e Panuccit është komentuar si një strategji për të sjellë një lojë me ndonjë element suprizë, pa i dhënë shumë informacion ekipit kundërshtar.
Paraditen e kësaj të hëne ata kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në një fushë të izoluar, pa përdorur topat, thjesht për të mbajtur në formë gjendjen fizike.
Seanca e fundit stërvitore për kuqezinjtë ka qenë paraditen e së dielës në “Elbasan Arena”.
Ndryshe nga ndeshja e parë me Izraelin, Andi Lila nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Skocisë pasi është dëmtuar.
s.a/dita
