Kampionati, Kukësi shkon në Lushnjë

redaktor

Lushnja dhe Kukësi do të mbyllin sot java e parë të Kategorisë Superiore, e cila ka nisur të shtunën. Lushnjarët vijnë në takimin që do të zhvillohet “Roza Haxhiu” me statusin e kampiones së Kategorisë së Parë, ndërsa kuksianët si skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar tre ture eliminatore në Europa League. Kukësi është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Pas pesë ndeshjeve të luajtura është Partizani që kryeson renditjen me golaverazh më të mirë se Flamurtari e Skënderbeu. Të kuqtë fituan 2-0 me Kastriotin në Krujë, ndërsa dy të tjerët fituan minimalisht me Vllazninë e Besën. Kampionati u shty një javë për shkak të impenjimeve evropiane të Skënderbeut e Kukësit dhe do të ndërpritet  për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares. Java e dytë do të luhet më 15 shtator.

 

 

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA I

Të shtunën

Vllaznia-Flamurtari  0-1

Teuta-Bylis          2-1

Kastrioti-Partizani  0-2

Të dielën

Tirana-Laçi          0-0

Skënderbeu-Besa      1-0

Sot

Lushnja-Kukësi       17:00

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *