Lushnja dhe Kukësi do të mbyllin sot java e parë të Kategorisë Superiore, e cila ka nisur të shtunën. Lushnjarët vijnë në takimin që do të zhvillohet “Roza Haxhiu” me statusin e kampiones së Kategorisë së Parë, ndërsa kuksianët si skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar tre ture eliminatore në Europa League. Kukësi është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Pas pesë ndeshjeve të luajtura është Partizani që kryeson renditjen me golaverazh më të mirë se Flamurtari e Skënderbeu. Të kuqtë fituan 2-0 me Kastriotin në Krujë, ndërsa dy të tjerët fituan minimalisht me Vllazninë e Besën. Kampionati u shty një javë për shkak të impenjimeve evropiane të Skënderbeut e Kukësit dhe do të ndërpritet për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares. Java e dytë do të luhet më 15 shtator.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA I
Të shtunën
Vllaznia-Flamurtari 0-1
Teuta-Bylis 2-1
Kastrioti-Partizani 0-2
Të dielën
Tirana-Laçi 0-0
Skënderbeu-Besa 1-0
Sot
Lushnja-Kukësi 17:00
