VIDEO: Incidenti në zyrat e Krimeve të Rënda, ja si ndërhyri policia

a.k.

Prokurorët e transferuar nga Arta Marku krijuan ditën e djeshme një situatë kaotike në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Disa prej tyre tentuan të hynin me forcë në zyrën e Donika Prelës (në foto).

Për shuarjen e tensioneve është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku duken patrullat e policisë që qëndrojnë përpara organit të akuzës, pas incidentit në zyrën e Prelës.

Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokurorisë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.

a.k. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte mbledhur hesapi.Te ashtuquajturit prokurore dalin hapur duke imituar ata qe pretendojne se i kane hetuar e cuar ne gjyq.Mos merziten fare se kush ha.hudhra bie ere.Njo ore.e.me pare te spastrohenI se bashku me.gjyqtaret policet dhe politikanet.vetmi shpetim i Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *