Prokurorët e transferuar nga Arta Marku krijuan ditën e djeshme një situatë kaotike në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Disa prej tyre tentuan të hynin me forcë në zyrën e Donika Prelës (në foto).
Për shuarjen e tensioneve është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Report Tv ka siguruar pamjet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku duken patrullat e policisë që qëndrojnë përpara organit të akuzës, pas incidentit në zyrën e Prelës.
Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokurorisë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.
a.k. / dita

Mjere ata njerez te ndershem qe jetojne akoma ne vendin me emrin SHQIPERI!
Eshte mbledhur hesapi.Te ashtuquajturit prokurore dalin hapur duke imituar ata qe pretendojne se i kane hetuar e cuar ne gjyq.Mos merziten fare se kush ha.hudhra bie ere.Njo ore.e.me pare te spastrohenI se bashku me.gjyqtaret policet dhe politikanet.vetmi shpetim i Shqiperise.