Rradhë për libra që nga gushti
Si dikur në rradhë-qumështi
Merr një grua , merr një burrë
Por nuk soset rradha kurrë.
Te këmbët na bie gjaku
Qesh librarja nga banaku:
Kët’ e kemi , kët s’e kemi
Eja nesër , këtu jemi.
Vjen edhe mësus’i fshatit
Thasët ngarkuar veshgjatit
I krekosur rri gomari
Se po merr librat i pari
Mërmërit dhe xha Aleksi
Hall më vete alterteksti
Shkollat ngjitur pranë e pran’
Dy libra njëlloj s’i kanë.
Çmim’i librit ngjit në shpinë
Fort ta prish mor’ terezinë
Çmimet po na vikan hakut
Duhet dhe pension’i plakut.
Cop’ në mes, iku kërbishtja
10 mij’ lek i do frëngjishtja
Shet privati. Dhe hesht shteti
Tre libra sa një gjel deti!
Me hesapet më avash
Për libra duhet një dash
Që ta shesësh po ta kesh
Me lekët mjete të blesh
Po ofshan e po shfryn’ plaka
O Sali të rëntë flaka
Hi u bëre porsi kashtë
Por litarin ke lënë jashtë.
Tetë vjet timpan’i veshit
Dëgjoi sa përralla sheshit:
Të jetojmë nuk kemi frikë
Pensioni sa n’Amerikë…
Të mjafton të hash e pish
Me pension rritur dyfish
Të teprojnë dhe goxha lekë
Të blesh edhe… benevrekë.
Flasin gra e flasin burra:
Zonjë na duhet dhe fatura
– Patjetër bëni durim
S’janë të gjith’ me rimbursim
Eh moj zonjë, që na kënaqe
U bënë librat si ilaçe
Gjoja shteti rimburson
Ne i blejmë me pension…
Laps i zonjës nis shënon
Në tre libra, një numron
Kundërshton çdo pretendim:
“Kështu e kam me udhëzim”
Kështu ecën historia
Bën biznes dhe libraria
Ku na mblodhe moj kasolle
Fitim dhe me libra shkolle…

Per 8 vjet shteti i SHPELLARIT ka nxjerre ANALFABETE me DIPLLOME . Turp !
Kushdo qofte qe ka mbaruar shkollen sidomos pas 2005 ,NE fakt ka mbaruar se si te vjedh dhe te genjeje ku hajduti me i madh ka qene SISTEMI ARESIMOR qe ne radhe te pare beri hajdut MESUESIN e THJESHTE ,qe vjedh edhe leket e FOTOKOPJES se TESTIT te nxenesve ,PA bere fjale per Dr,Profesoret qe ta japin PROVIMIN si kur je per 10 si kur je per 4 ,VETEM ne se u jep jo LEKE por EURO dhe RRALLE DOLLARE .
Ministi me i ndyre qe ka pare ndonjehere Shqiperia ,ka qene nipi i GJENERALIT te ZERVES GENC-COBANO-VLLEH-GREKO-ORTODOKSI -POLLO ,ky filloi dhe i hoqi edhe gurin e themelit ARSIMIT SHQIPTAR .
Urimi im per kete QIME -KUQ ::::Ngelesh pa VARR !!!!
Vec shume e shume problemeve te tjera : Problemi i librit shkollor , nga fillimi ne fund , eshte nje nder me te felliqurat.
Te lumte pena o poet se e paske qare
SHKATERRIMI I ARSIMIT – MINE ME SAHAT. QE TANI ATA QE SHEH NE RRUGE JANE ANALFABETE TE PAGDHENDUR QE MUND TE TE MARRIN JETEN.
PERFYTYRONI SHQIPERINE E PAS 20 VITEVE !!!!
Te lumt pena..