Në vëmendje të Ministres së re të Arsimit

anazapta

Rradhë për libra që nga gushti

Si dikur në rradhë-qumështi

Merr një grua , merr një burrë

Por nuk soset rradha kurrë.

 

Te këmbët na bie gjaku

Qesh librarja nga banaku:

Kët’ e kemi , kët s’e kemi

Eja nesër , këtu jemi.

 

Vjen  edhe mësus’i fshatit

Thasët ngarkuar veshgjatit

I krekosur rri gomari

Se po merr librat i pari

 

Mërmërit dhe xha Aleksi

Hall më vete alterteksti

Shkollat ngjitur pranë e pran’

Dy libra njëlloj s’i kanë.

 

Çmim’i librit ngjit në  shpinë

Fort ta prish mor’ terezinë

Çmimet po na vikan hakut

Duhet dhe pension’i plakut.

 

Cop’ në mes, iku kërbishtja

10 mij’ lek i do frëngjishtja

Shet privati. Dhe hesht shteti

Tre  libra sa një gjel deti!

 

Me hesapet më avash

Për libra duhet një dash

Që ta shesësh po ta kesh

Me lekët  mjete të blesh

 

Po ofshan e po shfryn’ plaka

O Sali të rëntë flaka

Hi u bëre porsi kashtë

Por litarin ke lënë jashtë.

 

Tetë vjet timpan’i veshit

Dëgjoi sa përralla sheshit:

Të jetojmë nuk kemi frikë

Pensioni sa n’Amerikë…

 

Të mjafton të hash e pish

Me pension rritur dyfish

Të teprojnë dhe goxha  lekë

Të blesh edhe… benevrekë.

 

 

Flasin gra e flasin burra:

Zonjë na duhet dhe fatura

– Patjetër bëni durim

S’janë të gjith’ me rimbursim

 

Eh moj zonjë, që na kënaqe

U bënë librat si ilaçe

Gjoja shteti rimburson

Ne i blejmë me pension…

 

Laps i zonjës nis shënon

Në tre libra, një numron

Kundërshton çdo pretendim:

“Kështu e kam me udhëzim”

 

Kështu  ecën historia

Bën biznes dhe libraria

Ku na mblodhe moj kasolle

Fitim dhe me libra shkolle…

Share This Article
5 Comments
  • Per 8 vjet shteti i SHPELLARIT ka nxjerre ANALFABETE me DIPLLOME . Turp !
    Kushdo qofte qe ka mbaruar shkollen sidomos pas 2005 ,NE fakt ka mbaruar se si te vjedh dhe te genjeje ku hajduti me i madh ka qene SISTEMI ARESIMOR qe ne radhe te pare beri hajdut MESUESIN e THJESHTE ,qe vjedh edhe leket e FOTOKOPJES se TESTIT te nxenesve ,PA bere fjale per Dr,Profesoret qe ta japin PROVIMIN si kur je per 10 si kur je per 4 ,VETEM ne se u jep jo LEKE por EURO dhe RRALLE DOLLARE .
    Ministi me i ndyre qe ka pare ndonjehere Shqiperia ,ka qene nipi i GJENERALIT te ZERVES GENC-COBANO-VLLEH-GREKO-ORTODOKSI -POLLO ,ky filloi dhe i hoqi edhe gurin e themelit ARSIMIT SHQIPTAR .
    Urimi im per kete QIME -KUQ ::::Ngelesh pa VARR !!!!

  • Vec shume e shume problemeve te tjera : Problemi i librit shkollor , nga fillimi ne fund , eshte nje nder me te felliqurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *