Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”.
Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova, Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”, transmeton albinfo.
Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
Botuesi i kësaj reviste, Erdogan Karayel, i cili jeton në Gjermani, ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i paimagjinueshëm, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk. / Koha.net

Karikatura e Shqiptarit ! redaksi e nderuar.