Karikatura e kosovarit, shkas për mbylljen e ekspozitës në Turqi

anazapta

Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”.

Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova, Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”, transmeton albinfo.

Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.

Botuesi i kësaj reviste, Erdogan Karayel, i cili jeton në Gjermani, ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i paimagjinueshëm, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, gazetat  turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk. / Koha.net

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *