CNN publikon videot e sulmit me gaz në Siri (VIDEO)

anazapta

Fëmijë në minutat e fundit të jetës. Viktima të tjera të mbuluara me çarçafë të bardhë, disa burra të tjerë që vjellin në tokë, ulërima të njerëzve në kufijtë e ekzistencës.

Bëhet fjalë për video ku shfaqen imazhet e sulmit me gaz në Siri. Këto pamje janë regjistruar në 13 video, të cilat ditët e kaluara i janë prezantuar anëtarëve të senatit amerikan.

Për herë të parë, CNN i hedh në transmetim për publikun, ndërsa shton se nuk ka vërtetuar materialin.

CNN gjithashtu nuk tregon kush kanë qenë autorët e videove, por sipas tyre senatorët janë siguruar se bëhet fjalë për materiale origjinale.

”Publiku ka të drejtë të njihet me këto prova”. Kështu ka deklaruar stafi i këtij rrjeti gjigand.

Sipas të njejtit burim, me anë të këtyre videove, anëtarët e kongresit po binden për nevojën e një sulmi mbi regjimin sirian.

http://www.youtube.com/watch?v=oVjdoQQPOGw#t=430

Share This Article
1 Comment
  • Nga njera ane islamet qe pushkatojne roberit me gjak te ftohte, nga ana tjeter islamet qe mbytin me gaz femijet. Mire e tha Sara Palin – leri kafshet te vrasin njeri-tjetrin ne emer te zotit te vet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *