Fëmijë në minutat e fundit të jetës. Viktima të tjera të mbuluara me çarçafë të bardhë, disa burra të tjerë që vjellin në tokë, ulërima të njerëzve në kufijtë e ekzistencës.
Bëhet fjalë për video ku shfaqen imazhet e sulmit me gaz në Siri. Këto pamje janë regjistruar në 13 video, të cilat ditët e kaluara i janë prezantuar anëtarëve të senatit amerikan.
Për herë të parë, CNN i hedh në transmetim për publikun, ndërsa shton se nuk ka vërtetuar materialin.
CNN gjithashtu nuk tregon kush kanë qenë autorët e videove, por sipas tyre senatorët janë siguruar se bëhet fjalë për materiale origjinale.
”Publiku ka të drejtë të njihet me këto prova”. Kështu ka deklaruar stafi i këtij rrjeti gjigand.
Sipas të njejtit burim, me anë të këtyre videove, anëtarët e kongresit po binden për nevojën e një sulmi mbi regjimin sirian.

Nga njera ane islamet qe pushkatojne roberit me gjak te ftohte, nga ana tjeter islamet qe mbytin me gaz femijet. Mire e tha Sara Palin – leri kafshet te vrasin njeri-tjetrin ne emer te zotit te vet…