Llullat (çibukët) në lashtësi janë përdorur edhe për të tymosur bimë të tjera e droga, sidomos për qëllime mjekësore.
Llullat prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh. në Farkë të Tiranës deri në shek XVIII-XIX.
Krahas tyre janë punuar llulla e cigarishte prej druri, sidomos në fshat.
Zeja e punimit me çark të llullave u zhvillua në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme.
Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj.
Në vitet 20-30 të shek XX filloi nxjerrja, përpunimi dhe eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës.
Pas Çlirimit u kalua në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i llullave.
Llullat prej shqope prodhoheshin në një fabrikë të veçantë me teknologji të kohës, të ngritur në Tiranë dhe eksportoheshin në disa vende të botës.
b.m. / dita

Ne Shkoder kishte nji fabrike per prodhime te ndryshme nga perpunimi i drunit te shqopes.Ne kete fabrike ka punue qe i ri basketbollisti i Vllaznise se Shkodres Luan Shatku.Nji gjigand i vertete.Fiziku i Tije mbushte komplet fushen e basketbollit.Sot ne trollin e fabrikes asht ndertue nji pallat 5 katesh qe permban 20 famije.
Llullat me te mira beheshin me dru shkoze, qe nuk digjeshin ne temp 800 grade te duhanit tatarbosh
Llullat me te mira beheshin me dru shkoze, qe nuk digjeshin ne temp 800 grade te duhanit tarabosh