Kur kemi prodhuar llulla?

b.m.

Llullat (çibukët) në lashtësi janë përdorur edhe për të tymosur bimë të tjera e droga, sidomos për qëllime mjekësore.

Llullat prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh. në Farkë të Tiranës deri në shek XVIII-XIX.

Krahas tyre janë punuar llulla e cigarishte prej druri, sidomos në fshat.

Zeja e punimit me çark të llullave u zhvillua në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme.

Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj.

Në vitet 20-30 të shek XX filloi nxjerrja, përpunimi dhe eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës.

Pas Çlirimit u kalua në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i llullave.

Llullat prej shqope prodhoheshin në një fabrikë të veçantë me teknologji të kohës, të ngritur në Tiranë dhe eksportoheshin në disa vende të botës.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne Shkoder kishte nji fabrike per prodhime te ndryshme nga perpunimi i drunit te shqopes.Ne kete fabrike ka punue qe i ri basketbollisti i Vllaznise se Shkodres Luan Shatku.Nji gjigand i vertete.Fiziku i Tije mbushte komplet fushen e basketbollit.Sot ne trollin e fabrikes asht ndertue nji pallat 5 katesh qe permban 20 famije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *