Ngelës në 3 kritere, Vetingu shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës

Leda Hysa

Shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike.

DSIK ka dorëzuar një raport negativ për gjyqtarin Çela, duke nënvizuar se ky i fundit nuk është ‘i përshtatshëm’ për tu konfirmuar në detyrë, ndërsa vlerësimi i KLD-së për profesionalizmin e subjektit është ‘nën mesatar’.

Ndaj gjyqtarit Çela në KPK janë regjistruar një numër denoncimesh nga shtetas të ndryshëm, pjesë e të cilave janë vlerësuar të besueshme nga trupa gjykuese e KPK-së dhe për të cilat subjektit i është kaluar barra e provës.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Me “vlerësimin eKLD, nën mesatar”, dhe ky është emëruar kryetar nga po ajo KLD e drejtuar nga presidenti i kohës? Dhe nuk ja mjaftuar emërimi se edhe gabime mund të bëhen, por e paskan lënë në atë detyrë 10 vjet, edhe pse i kooruptuar (pasuria), figurë e kompromentuar dhe i paftë?!
    Nga të vetuarit deti tani janë shkarkuar dhe 4-5 të tjetë kryetarë gjykatash, si Shkodra, Berati, Korça, Laçi e ndonjë tjetër. Kur kryetarët paskan qenë këta, merret me mend se ç’kanë bërë gjyqtarët?! Drejtësizeza! Por shyqyr që qilizma filloi!

    • Po cfare gjyqtaresh jane keta,qe mua me llogariti me Akt Ekspertize eksperti i gjykates demshperblimin e pensionit te pa paguar per 23 vjet ne 45 milion leke,por gjyqtari nuk e pranoi por i tha ta bente prap llogaritjen sic e donte ai dhe ekspertja (i thencin) e uli ne 34 milion leke,pra e uli 11 milion leke ne nje dore!
      Kete llogaritje e kundershtova une dhe gjyqtari si specialist per keto pune caktoi nje eksperte tjeter qe e nxorri llogarine ne vetem 2 milion leke te vjetra!
      Pra e ulen hesapin me 43 milion leke!
      Kuptohet se une nuk i dhashe gje!
      Ja kjo eshte drejhtesia e gjyqtarit Gentian Medja,qe Komisioni i Vetingut e miratoi!
      Ha ha ha ha ha,hajde komision i pavarur,hajde!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *