Vrasja e një 17-vjeçari në Korçë në vitin 2015 dhe dënimi i autorit 15-vjeçar në atë kohë me 6 vjet burg, pavarësisht pretendimeve të familjes së viktimës, u rikthye për të përndjekur kreun e shkarkuar të Gjykatës së Korçës Admir Belishta.
Çështja ishte përfshirë në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) sipas të cilës Belishta ishte i papërshtatshëm. Në vendimin e zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit citohet se dyshohej “se subjekti i rivlerësimit mund të ketë favorizuar një shtetas të mitur, i gjykuar për veprën penale të vrasjes”.
Hetimet e KPK-së në kriterin e aftësive profesionale në lidhje me këtë çështje zbuluan se apelimi i prokurorisë dhe një të afërmi të viktimës kundër vendimit të Gjykatës së Faktit Korçë, ishin “harruar” në kancelarinë e kësaj gjykate dhe u refuzuan më pas nga Gjykata e Apelit për shkak të tejkalimit të afateve me disa muaj.
“Komisioni konstatoi se duket sikur gjenden veprime fiktive në dosjen penale nr. (***), të vitit 2015 në ngarkim të të pandehurit A.F.”, thuhet në vendimin e zbardhur.
Belishta i cili kryesoi trupin gjykues në këtë rast dhe ishte njëkohësisht kryetar i gjykatës që duhej sipas komisionit të kujdesej për mbarëvajtjen e punës aty, u mbrojt duke thënë se bëhej fjalë për “gabim njerëzor”. Sipas tij kryesekretarja kishte bërë një ngatërresë dhe ndaj saj ishte ndërmarrë një vërejtje.
Por Komisioni nuk u bind prej këtij arsyetimi, duke u shprehur se ndërhyrja në rregjistrin e gjykatës duhej të ishte hetuar dhe se vendimi nëse ishte gabim njerëzor nuk i takonte Belishtës, por hetimit. KPK thotë se gabimi ishte i rëndë aq sa pengoi prokurorinë të bënte apelim duke e shkelur “të drejtën kushtetuese të ankimit” dhe nuk mund të kalohej me një vërejtje.
Treshja e KPK që gjykoi Belishtën e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Genta Tafa (Bungo) e anëtar Lulzim Hamitaj, pretendon në vendimin e arsyetuar se kishte gjetur probleme në kriterin e pasurisë, profesionalizmit, ndërsa edhe pse nuk ka shpjegime të detajuara raporti i DSIK-së për papërshtatshmëri është konfirmuar edhe nga Komisioni.
Belishta ka kundërshtuar gjetjet siç rezulton edhe në vendim e zbardhur duke dhënë argumente të ndryshme nga ato të shtruara prej Komisionit, por në shumicën e rasteve treshja gjykuese ka arritur në përfundimin se argumentet e tij nuk ishin bindëse.
Në fund KPK vendosi shkarkimin e Belishtës. “Subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë; subjekti rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës; Duke kryer një vlerësim tërësor të të tri kritereve, mbi të cilat mbështetet procesi i rivlerësimit të gjyqtarit, Komisioni konkludon, gjithashtu, se subjekti Admir Belishta, me veprimet/mosveprimet e tij, ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e KPK-së.
****
Vladimir Karaj – Redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania. Botohet me shkurtime

Kryetar gjykate, kriminel. Cfare pret njeriu nga keta plera, vetem pisllek dhe poshtersi
Deri tani, nga ata që janë vettuar, pothuajse të gjithë kryetarët e gjykatave janë shkarkuar. Këta ishin të përzgjedhurit, të besuarit dhe të mbrojturit e Këshilit të Lartë të Drejtësisë, që udhëhiqej nga presidentët e Republikës dhe ku bënin pjesë gjithashtu dhe ministrat e Drejtësisë. Kuptohrt se sa thellë ka qenë zhytur në pisllëk drejtësia shqiptare. Urojmë që puna e nisur, për reformimin e saj, të shkojë në fund, por e rëndësishme është që të shihet rezultati në vendosjen e drejtësisë së mohuar deri më sot, dhe sidomos për dosjet e nxehta. Për fat të keq problemet të mbartura apo të freskëta janë kaq të shumta sa do të duhen vite të zbardhen. Sidoqoftë, nëse i referohemi thënies që ‘frika ruan vreshtat’, atëhere e ardhmja nuk do jetë më si deri më sot.
O mirel ke shkuar ne gjykate kur te eshte palluar gruaja. Fajet si ka gjyqesori.