Këngëtarja e famshme ruse humb jetën në skenë

DITA Online

Një këngëtare e famshme ra përtokë dhe vdiq, pasi pësoi sulm në zemër në mes të këngës. Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.

Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.

I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova.

 

v.l/ Dita

https://youtu.be/kMM0_atrkqM

Share This Article
3 Comments
  • “humb jetën në skenë”
    e po të jetë njeriu kaq budalla??
    të humbësh diçka në mes skenës!?
    tërë ata njerëz që kanë qënë në sallë, nuk kanë provuar ta ndihmojnë ta gjejë??

    • Po pra!
      E sigurte qe po te ishe ti aty,jo nje por disa zemra kishe per te gjetur…! Debil 🙁 🙁 🙁 🙁

      • e kisha muhabetin për jetën dhe jo për zemrën!!
        sepse jetën kishte humbur dhe jo zemrën,mi zemra!!
        unë të paktë do ta kisha ndihmuar ta gjente!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *