Një këngëtare e famshme ra përtokë dhe vdiq, pasi pësoi sulm në zemër në mes të këngës. Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.
Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.
“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova.
v.l/ Dita
https://youtu.be/kMM0_atrkqM

“humb jetën në skenë”
e po të jetë njeriu kaq budalla??
të humbësh diçka në mes skenës!?
tërë ata njerëz që kanë qënë në sallë, nuk kanë provuar ta ndihmojnë ta gjejë??
Po pra!
E sigurte qe po te ishe ti aty,jo nje por disa zemra kishe per te gjetur…! Debil 🙁 🙁 🙁 🙁
e kisha muhabetin për jetën dhe jo për zemrën!!
sepse jetën kishte humbur dhe jo zemrën,mi zemra!!
unë të paktë do ta kisha ndihmuar ta gjente!