Cannon: Intensifikim marrëdhënieve ndërparlamentare me Britaninë

anazapta

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta, ka pritur sot në një takim amabasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.  Diplomati britanik i ka shprehur kryetarit të Kuvendit urimet më të përzemërta për detyrën e re dhe e ka siguruar atë për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të vendit të tij  si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ambasadori Cannon mbështeti  idenë për intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe u shpreh se Kryetari i Dhomës së Komunëve në Parlamentit britanik,  z. John Bercoë  dhe Kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baroneshë D’Sousa kanë shprehur interes për të vizituar Shqipërinë dhe po punohet për realizimin e këtyre vizitave të nivelit të lartë.

Ndërsa Meta  ka deklaruar se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës. “Kryetari i Kuvendit, z. Meta, duke e falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, si një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, shprehu vullnetin e  tij të plotë për intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-parlamentare  midis dy vendeve dhe të grupeve  të miqësisë”, njofton Kuvendi.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Ky nuk eshte lajm
    Kur do vije ajo dite qe takimet e qeveritareve me ambasadoret apo koleget e tyre nuk do te jete me si lajm
    Lajmet jane te tjera, mund te kene edhe pjese nga keto bisedime, por kursesi nje dreke, darke, shtrengim duarsh, vizite kortezie te behet si lajm
    E kuptoj ne kohen e kriminelit Berisha, por ne nje shoqeri normale keto nuk jane lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *