Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim amabasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Cannon. Diplomati britanik i ka shprehur kryetarit të Kuvendit urimet më të përzemërta për detyrën e re dhe e ka siguruar atë për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të vendit të tij si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ambasadori Cannon mbështeti idenë për intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe u shpreh se Kryetari i Dhomës së Komunëve në Parlamentit britanik, z. John Bercoë dhe Kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baroneshë D’Sousa kanë shprehur interes për të vizituar Shqipërinë dhe po punohet për realizimin e këtyre vizitave të nivelit të lartë.
Ndërsa Meta ka deklaruar se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës. “Kryetari i Kuvendit, z. Meta, duke e falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, si një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, shprehu vullnetin e tij të plotë për intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-parlamentare midis dy vendeve dhe të grupeve të miqësisë”, njofton Kuvendi.

Ky nuk eshte lajm
Kur do vije ajo dite qe takimet e qeveritareve me ambasadoret apo koleget e tyre nuk do te jete me si lajm
Lajmet jane te tjera, mund te kene edhe pjese nga keto bisedime, por kursesi nje dreke, darke, shtrengim duarsh, vizite kortezie te behet si lajm
E kuptoj ne kohen e kriminelit Berisha, por ne nje shoqeri normale keto nuk jane lajme