Susan Rice nuk do të pasojë Hillary Clinton

redaktor

Ambasadorja e OKB-së, Susan Rice,  nuk do të jetë pasuesja e Hilari Klintonit në postin e Sekretares amerikane të Shtetit.

Lajmi është bërë I ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila ka theksuar se Rice ka tërhequr emrin e saj nga pretendentët për të pasuar Hillary Clinton.

Në një letër drejtuar presidentit, zonja Rice ka thënë se procesi për miratimin e saj do të ishte “përçarës dhe i kushtueshëm”, njofton NBC News.

Rice ka qenë në qendër të kritikave të republikanëve, në lidhje me reagimin e administratës së Obama-s, ndaj sulmit vdekjeprurës ndaj konsullatës së SHBA-ve në Libi. Clinton ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në Departamentin e Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *