Ambasadorja e OKB-së, Susan Rice, nuk do të jetë pasuesja e Hilari Klintonit në postin e Sekretares amerikane të Shtetit.
Lajmi është bërë I ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila ka theksuar se Rice ka tërhequr emrin e saj nga pretendentët për të pasuar Hillary Clinton.
Në një letër drejtuar presidentit, zonja Rice ka thënë se procesi për miratimin e saj do të ishte “përçarës dhe i kushtueshëm”, njofton NBC News.
Rice ka qenë në qendër të kritikave të republikanëve, në lidhje me reagimin e administratës së Obama-s, ndaj sulmit vdekjeprurës ndaj konsullatës së SHBA-ve në Libi. Clinton ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në Departamentin e Shtetit.