Kur ka nisur jeta parlamentare në Shqipëri?

Nela

Krijimi i Parlamentit në Shqipëri parashikohej për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara.

Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920.

Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.

Në vitin 1922 parlamenti miratoi “Statutin e zgjeruar të Lushnjës”. Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.

Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma  e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.

Foto: Deputetë të viteve ’20

n.s. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • eh fiçka e sëmës
    foto e 1920,gati 100 vjet më parë dhe asnjë me brekushe!?
    sot kemi të parin e vëndit që bredh me brekushe tërë botën,si me pas qënë ndonjë këlysh afrike!!

    • Fotoja e botuar ne kete artikull eshte bere me 1 shtator 1928, diten kur 57 deputete te Asamblese Kombetare te perzgjedhur nga Prefekturat e vendit, e shpallen hajdutin, kriminelin dhe shitesin e Kullotave te Vermoshit dhe Shen Naumit, Ahmet bej Zogollin, “Mbret te Shqiptareve”.

      • Amani ore perseri me akuza ! Parlamenti, qeveria, dhe Presidenti Ahmet Zogu ( harrohet se Shqiperia ishte Republike) dhane Shen Naumin dhe kompensuan me pjese tjera te deklaruara. Kullotat e Vermoshit ishin ceshtje lokale- Aresyet ishin po njelloi me aresyet sot per korigjim kufiri Kosove – Serbi…….tung

  • Jeta zyrtare parlamentare ne Shqiperi ka nisur me 27 mars 1920. Pavaresisht vendosja e sistemeve diktatoriale monarkiste te Ahmet Zogut dhe Viktor Emanuelit III; republikave diktatoriale Hitleriane dhe Komuniste, parlamenti shqiptar ka qene i hapur gjate gjithe shekullit te jetes se tij. Kuvendi i Shqiperise mund te marre iniciativen per ngritjen e nje Muzeumi te Parlamentarizmit Shqiptar dhe ta inauguroje me rastin e 100 vjetorit te tij, me 27 mars 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *