Krijimi i Parlamentit në Shqipëri parashikohej për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara.
Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920.
Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.
Në vitin 1922 parlamenti miratoi “Statutin e zgjeruar të Lushnjës”. Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.
Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.
Foto: Deputetë të viteve ’20
n.s. / dita

eh fiçka e sëmës
foto e 1920,gati 100 vjet më parë dhe asnjë me brekushe!?
sot kemi të parin e vëndit që bredh me brekushe tërë botën,si me pas qënë ndonjë këlysh afrike!!
Fotoja e botuar ne kete artikull eshte bere me 1 shtator 1928, diten kur 57 deputete te Asamblese Kombetare te perzgjedhur nga Prefekturat e vendit, e shpallen hajdutin, kriminelin dhe shitesin e Kullotave te Vermoshit dhe Shen Naumit, Ahmet bej Zogollin, “Mbret te Shqiptareve”.
Amani ore perseri me akuza ! Parlamenti, qeveria, dhe Presidenti Ahmet Zogu ( harrohet se Shqiperia ishte Republike) dhane Shen Naumin dhe kompensuan me pjese tjera te deklaruara. Kullotat e Vermoshit ishin ceshtje lokale- Aresyet ishin po njelloi me aresyet sot per korigjim kufiri Kosove – Serbi…….tung
Jeta zyrtare parlamentare ne Shqiperi ka nisur me 27 mars 1920. Pavaresisht vendosja e sistemeve diktatoriale monarkiste te Ahmet Zogut dhe Viktor Emanuelit III; republikave diktatoriale Hitleriane dhe Komuniste, parlamenti shqiptar ka qene i hapur gjate gjithe shekullit te jetes se tij. Kuvendi i Shqiperise mund te marre iniciativen per ngritjen e nje Muzeumi te Parlamentarizmit Shqiptar dhe ta inauguroje me rastin e 100 vjetorit te tij, me 27 mars 2020.
Nuk ka nisur akoma.