Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet e para

Bora Basholli

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune  në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 “Maji” të qytetit, ndërsa automjeti tip “Peugeot  me targa AA  870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.

Sipas informacioneve paraprake të marra nga policia automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B. Bëhet me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet,ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Dyshohet që në automjet të jetë hedhur dhe ndonjë lëndë djegëse, ndërsa do të jenë hetimet ato që do zbardhin ngjarjen.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *