Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 “Maji” të qytetit, ndërsa automjeti tip “Peugeot me targa AA 870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.
Sipas informacioneve paraprake të marra nga policia automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B. Bëhet me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet,ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Dyshohet që në automjet të jetë hedhur dhe ndonjë lëndë djegëse, ndërsa do të jenë hetimet ato që do zbardhin ngjarjen.
b.b/dita
