Në rrjetet sociale kryeministrja e Zelandës së Re ka marrë mesazhe kërcënuese. Këto mesazhe vijnë një javë pas sulmit terrorist që tronditi Zelandën e Re.
Gjatë sulmit 50 persona u qëlluan me armë për vdekje teksa po faleshin në një xhami. Sipas mediave vendase mesazhet në emër të kryeministres ishin të shoqëruara me foto armësh mbi të cilat shkruhej: “Ju e keni radhën”
Jancinda Ardern ka denoncuar menjëherë kërcënimet në polici, ndërsa janë mbyllur nga autoritetet dhjetëra llogari Twitter-i, nga të cilat erdhën kërcënimet.
Mediat gjithashtu thotë se mesazhet kishin edhe përmbajte urrejtjeje anti-islamike. 28-vjeçari Brenton Tarrant qëlloi me armë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha që ka përjetuar vendi.
b.b/dita
