‘Ju e keni radhën’, kërcënohet kryeministrja e Zelandës së Re

Bora Basholli

Në rrjetet sociale kryeministrja e Zelandës së Re ka marrë mesazhe kërcënuese. Këto mesazhe vijnë një javë pas sulmit terrorist që tronditi Zelandën e Re.

Gjatë sulmit 50 persona u qëlluan me armë për vdekje teksa po faleshin në një xhami. Sipas mediave vendase mesazhet në emër të kryeministres ishin të shoqëruara me foto armësh mbi të cilat shkruhej:  “Ju e keni radhën”

Jancinda Ardern ka denoncuar menjëherë kërcënimet në polici, ndërsa janë mbyllur nga autoritetet dhjetëra llogari Twitter-i, nga të cilat erdhën kërcënimet.

Mediat gjithashtu thotë se mesazhet kishin edhe përmbajte urrejtjeje anti-islamike. 28-vjeçari Brenton Tarrant qëlloi me armë në xhamitë  Al Noor dhe Linwood në Christchurch, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha që ka përjetuar vendi.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *