Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r.
Ishin të përmendura bibloteka e Apolonisë, e Dyrrahut dhe e Finiqit.
Gjatë mesjetës u shtuan sidomos bibloteka pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla.
Në shek. XIII-XVI përmenden bibloteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës.
Në mes të shek. XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime.
Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i biblotekave pranë shoqërive e klubeve patriotike.
Pas Pavarësisë u ngritën biblioteka publike në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër.
Pas Çlirimit u rrit me shpejtësi numri i bibliotekave dhe u pasuruan fondet e tyre.
n.s. / dita

ç’kishte korçA???? Voskopoja dihet qe kishte por jo korçA
Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r.
Bibiloteka shqiptare, kur Shqiperia, nuk ekzistonte…
Ju s’dini te shkruani shqip dhe flisni per gjepura (bibloteka ?)
Te permend tre bibloteka te njohura kombetare.E para eshte biblioteka e Apolonise,ndertesa e se ciles ruhet edhe sot,per te cilen flet Ciceroni,Agripa dhe Augusti perandor,qe studiuan ne kete qytet hijerende.E dyta eshte biblioteka e Bylissit,qe ruajti edhe pergamenat e Apolonise.Trashegimi e kesaj biblioteke jane kodiket e Beratit,qe ne fakt jane ruajtur ne Berat,por vijne nga Katedralja e Bylissit.
E treta eshte biblioteka e manastirit te shen gjon vladimirit e shek XIV,ne te cilen u ruajt shkrimi i pare ne gjuhen shqipe me alfabetin grek,psalltiri i shen gjon gojeartit i mesit te shek XVI,i njekohshem me Mesharin e Buzukut.Transkriptimin e kesaj vepre e ka bere prof.Dhimiter Shuteriqi,.E ruajti regjenti Lef Nosi ne kasaforten e bankes kombetare bashke me vepren e Dhaskal Todhrit.Kjo Biblioteke u dogj ne 1944.
Ne shek e XVII kemi biblioteken e pasur te Voskopojes e djegur nga derebejte e sulltanit me urdher te patrikanes se Stambollit.Nje biblioteke e pasur mesjetare e shek XIII,ka qene edhe biblioteka e Manastirit te Ardenices edhe kjo e djegur ne vitet 1930.
Dyrrahu,Apollonia,Finiqi etj ishin koloni greke dhe aty kishte biblioteka,teatro,gjimnaze .Iliret nuk kishin biblioteka sepse thjesht ata gjuhen e kishin vetem te folur .Dhe sic shkruan Strabon iliret as tregeti nuk benin ,por vetem pirateri,pasi nuk dinin te numeronin me shume se 100 .
Nga bibliotekat me te vjetra te Shqiperise eshte jo e franceskaneve e vitit 1875, e cila quhet biblioteke konventuale. Per hollesi shih botimin nga At Vitor Demaj, OFM e Siva Kodheli, botim i vitit 2015: Libri Antikuar per Shqiperine Ne Biblioteken Franceskane Korça eshte bere me biblioteke publike, jo fetare ne vitet ’30 te sh. te kaluar. Godina eshte dhuruar nga mireberesi Thoma Turtulli. I ndriçofte shpirti. Godina e re e bibliotekes te qytetit u ndertua ne vitet ‘ 70 te sh. te kaluar nga komunistet.Godine moderne e shume funksionale. Para dy vjetesh ndaloi veprimtaria e saj. Librat u vune rifugio ne mjedise te ndryshme. Godina e saj shume e pershtatshme per ate funksion u kthye ne zyra bashkie.Haram i paçin.
Z Hamza,qew iliret nuk dinin te numuronin,nuk e ka thene Straboni,po e ka thene Stavro Stravidhi nga Jorgucati,shofer furgoni.