Kur datojnë bibliotekat tona të para?

Nela

Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r.

Ishin të përmendura bibloteka e Apolonisë, e Dyrrahut dhe e Finiqit.

Gjatë mesjetës u shtuan sidomos bibloteka pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla.

Në shek. XIII-XVI përmenden bibloteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës.

Në mes të shek. XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime.

Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i biblotekave pranë shoqërive e klubeve patriotike.

Pas Pavarësisë u ngritën biblioteka publike në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër.

Pas Çlirimit u rrit me shpejtësi numri i bibliotekave dhe u pasuruan fondet e tyre.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r.
    Bibiloteka shqiptare, kur Shqiperia, nuk ekzistonte…
    Ju s’dini te shkruani shqip dhe flisni per gjepura (bibloteka ?)

  • Te permend tre bibloteka te njohura kombetare.E para eshte biblioteka e Apolonise,ndertesa e se ciles ruhet edhe sot,per te cilen flet Ciceroni,Agripa dhe Augusti perandor,qe studiuan ne kete qytet hijerende.E dyta eshte biblioteka e Bylissit,qe ruajti edhe pergamenat e Apolonise.Trashegimi e kesaj biblioteke jane kodiket e Beratit,qe ne fakt jane ruajtur ne Berat,por vijne nga Katedralja e Bylissit.
    E treta eshte biblioteka e manastirit te shen gjon vladimirit e shek XIV,ne te cilen u ruajt shkrimi i pare ne gjuhen shqipe me alfabetin grek,psalltiri i shen gjon gojeartit i mesit te shek XVI,i njekohshem me Mesharin e Buzukut.Transkriptimin e kesaj vepre e ka bere prof.Dhimiter Shuteriqi,.E ruajti regjenti Lef Nosi ne kasaforten e bankes kombetare bashke me vepren e Dhaskal Todhrit.Kjo Biblioteke u dogj ne 1944.
    Ne shek e XVII kemi biblioteken e pasur te Voskopojes e djegur nga derebejte e sulltanit me urdher te patrikanes se Stambollit.Nje biblioteke e pasur mesjetare e shek XIII,ka qene edhe biblioteka e Manastirit te Ardenices edhe kjo e djegur ne vitet 1930.

  • Dyrrahu,Apollonia,Finiqi etj ishin koloni greke dhe aty kishte biblioteka,teatro,gjimnaze .Iliret nuk kishin biblioteka sepse thjesht ata gjuhen e kishin vetem te folur .Dhe sic shkruan Strabon iliret as tregeti nuk benin ,por vetem pirateri,pasi nuk dinin te numeronin me shume se 100 .

  • Nga bibliotekat me te vjetra te Shqiperise eshte jo e franceskaneve e vitit 1875, e cila quhet biblioteke konventuale. Per hollesi shih botimin nga At Vitor Demaj, OFM e Siva Kodheli, botim i vitit 2015: Libri Antikuar per Shqiperine Ne Biblioteken Franceskane Korça eshte bere me biblioteke publike, jo fetare ne vitet ’30 te sh. te kaluar. Godina eshte dhuruar nga mireberesi Thoma Turtulli. I ndriçofte shpirti. Godina e re e bibliotekes te qytetit u ndertua ne vitet ‘ 70 te sh. te kaluar nga komunistet.Godine moderne e shume funksionale. Para dy vjetesh ndaloi veprimtaria e saj. Librat u vune rifugio ne mjedise te ndryshme. Godina e saj shume e pershtatshme per ate funksion u kthye ne zyra bashkie.Haram i paçin.

  • Z Hamza,qew iliret nuk dinin te numuronin,nuk e ka thene Straboni,po e ka thene Stavro Stravidhi nga Jorgucati,shofer furgoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *