“Mënyra e ekzekutimit të Gurrës, thyerje e limiteve që grupet kriminale i venë njëra-tjetrës”

Ori

Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth vrasjes së avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e datës 22 Marsit në qytetin e Elbasanit.

Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit të tij ka çuar në thyerjen e limiteve e grupeve kriminale me njëra tjetrën.

“Profili i Gurrësi si avokat dhe si qytetar ka krijuar një farë paniku në qytetin e Elbasanit edhe tek avokatët. Mënyra e ekzekutimit të Gurrës është bërë në thyerjen e limitve që grupet kriminale i bëjnë njëra tjetrës. Unë e kam paralelizuar këtë vrasje me vrasjen e një avokati në Serbi. Është përdorur një armë e lehtë dhe e parekomanduar. Është një nga armët që mund ta gjesh më lehtë për 200 euro. Është shumë e shpërndarë dhe e bën të vështirë të identifikosh autorin” ,-tha Hoxha në “Opinion”.

o.p. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • muhabet kafeneje. Qysh eshte kjo puna e limiteve mes grupeve dhe thyerjes se limiteve? Pa lere per armen, qe qenka e veshtire te identifikosh autorin, a thua se keta i kane armet me leje. Qenka dhe arme e lehte dhe e parekomanduar?! Budallalleqe me oke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *