Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth vrasjes së avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e datës 22 Marsit në qytetin e Elbasanit.
Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit të tij ka çuar në thyerjen e limiteve e grupeve kriminale me njëra tjetrën.
“Profili i Gurrësi si avokat dhe si qytetar ka krijuar një farë paniku në qytetin e Elbasanit edhe tek avokatët. Mënyra e ekzekutimit të Gurrës është bërë në thyerjen e limitve që grupet kriminale i bëjnë njëra tjetrës. Unë e kam paralelizuar këtë vrasje me vrasjen e një avokati në Serbi. Është përdorur një armë e lehtë dhe e parekomanduar. Është një nga armët që mund ta gjesh më lehtë për 200 euro. Është shumë e shpërndarë dhe e bën të vështirë të identifikosh autorin” ,-tha Hoxha në “Opinion”.
o.p. / dita

muhabet kafeneje. Qysh eshte kjo puna e limiteve mes grupeve dhe thyerjes se limiteve? Pa lere per armen, qe qenka e veshtire te identifikosh autorin, a thua se keta i kane armet me leje. Qenka dhe arme e lehte dhe e parekomanduar?! Budallalleqe me oke