Protesta e opozitës, ja çfarë transmetuan mediat e huaja

Bora Basholli

Protesta e opozitës para parlamentit bëri edhe sot xhiron e botës.

Përleshjet e protestuesve me policinë kanë qenë kryefjala në raportimin e Agjencisë Associated Press, rrjeti televiziv Fox News dhe e përditshmja New York Times. Zhvillimet në Tiranë po ndiqen nga afër dhe nga agjencitë e vendeve të rajonit.

Protestuesit e opozitës shqiptare u përpoqën sërish të enjten për të hyrë me dhunë në parlament, pasi kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Agjencia Amerikane e lajmeve Associated Press, po i ndjek prej fillimit protestat e opozitës. Në raportimi nga Tirana theksohet se:

Disa mijëra protestues të drejtuar nga Partia Demokratike hodhën tymuese dhe kapsolla e u përleshën vazhdimisht me policinë në një përpjekje për të thyer kordonin saj që mbron ndërtesën e parlamentit

Lajmi i Associated Press, u shpërnda nga media të tjera amerikane, rrjeti televiziv Fox News dhe e përditshmja New York Times.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa theksoi se tensioni ishte i lartë para parlamentit ku opozita protestoi, ndërsa ligjvënësit zhvillonin seancën e rregullt.

Me interes zhvillimet në Tiranë po i ndjekin edhe agjencitë e rajonit, përfshirë MIA e Maqedonisë së Veriut dhe Balkaninsight.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Rusi cfare thote, te tjerat jane kati fare.
    Cfare thote Putin Putana, apo i kane rene baterita opozites, jane bere pishman qe dogjen mandatet e nisen per presion, por Ed Rama dhe Gramoz Ruci ja u rrasen sa krahu i perthyer dysh, ja lane dopio gjashten ne dore.
    T’a gezojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *