Protesta e opozitës para parlamentit bëri edhe sot xhiron e botës.
Përleshjet e protestuesve me policinë kanë qenë kryefjala në raportimin e Agjencisë Associated Press, rrjeti televiziv Fox News dhe e përditshmja New York Times. Zhvillimet në Tiranë po ndiqen nga afër dhe nga agjencitë e vendeve të rajonit.
Protestuesit e opozitës shqiptare u përpoqën sërish të enjten për të hyrë me dhunë në parlament, pasi kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Agjencia Amerikane e lajmeve Associated Press, po i ndjek prej fillimit protestat e opozitës. Në raportimi nga Tirana theksohet se:
“Disa mijëra protestues të drejtuar nga Partia Demokratike hodhën tymuese dhe kapsolla e u përleshën vazhdimisht me policinë në një përpjekje për të thyer kordonin saj që mbron ndërtesën e parlamentit”
Lajmi i Associated Press, u shpërnda nga media të tjera amerikane, rrjeti televiziv Fox News dhe e përditshmja New York Times.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa theksoi se tensioni ishte i lartë para parlamentit ku opozita protestoi, ndërsa ligjvënësit zhvillonin seancën e rregullt.
Me interes zhvillimet në Tiranë po i ndjekin edhe agjencitë e rajonit, përfshirë MIA e Maqedonisë së Veriut dhe Balkaninsight.


b.b/dita

Rusi cfare thote, te tjerat jane kati fare.
Cfare thote Putin Putana, apo i kane rene baterita opozites, jane bere pishman qe dogjen mandatet e nisen per presion, por Ed Rama dhe Gramoz Ruci ja u rrasen sa krahu i perthyer dysh, ja lane dopio gjashten ne dore.
T’a gezojne.
Rilindasit dhe Rame timon tepsia skane pare gje akoma!!!!!!