Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, ka degjeneruar ne debate mes kryeprokurores së përkohshme Arta Marku dhe një grupi prokurorësh.
Asambleja e Përgjithshme është mbledhur sot për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, ndërsa kandidati i vetëm në këtë garë është Vate Stakaj.
Që në nisje të mbledhjes, kur prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ftoi kandidatin e vetëm Vate Staka që të paraqesë platformën për në KLP, prokurori Sokol Malaj, e nderpreu duke marre fjalën dhe tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur kërkonte ndryshim të rregullores.
“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse mer 50+1% të votave” – ka kërkuar prokurori Malaj, në emër edhe të kolegëve të tij.
Kërkesa e tij, ka shkaktuar debat në mbledhje, pasi kryeprokurorja Arta Marku në replikë me të, u shpreh se kërkesa në fjalë duhet të ishte bërë më herët dhe jo tani.
“Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë” është shprehur ndër të tjera Marku.
Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.
Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill. I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.
a.d. / dita

Sokoli i malit nuk e ka kuptuar akoma se sot ka ardhur dita e grave te shtetit.
Ne i themi RRUP – SUP.
Prokuroreve nuk po u ecen arroganca si ne kohen e llllalllaes.
I ra rrasti nje gruaje qe TI BEJE ZAP
Jo per gje, por kane djallezi.
DUan te vonojne sa me shume kompletimin e institucioneve te drejtese.
Une do ti quaja kollona e PD ne prokurori. Edhe nuk paraqesin interes per ate post dhe kur behet votimi per te vetmen kandidature hedhin vickela.
Shpellaret ne lufte kunder njeri tjetrit ne mbrojtje te krimit.
Fiks fare. Po ma kap pak se si eshte ftilluar shpellarja me e re e prokurorise Arta Marku. Krahasoje kur erdhi ne fillim ne Tirone. E c’na ka gjet.
Protesta e prokuroreve te Fatmir Xhafes!!!!!!!!!!!
Cdo te thote kjo? Uluni, ose largohuni se une jam pronarja e prokurorise?
Kerkesa e Malajt me duket normale.
Nese ka nevoje per ndryshim procedurash le te shtyhet asambleja
U bene te gjithe si Zogu keta, pronare ne shtet, pronare ne drejtesi e pronare ne prokurori
Tipik gomar , injorant i pa shoq , qe nuk njeh asnje lloj ligji e rregulli ! Si shtaze pylli qe eshte , pyet se cfar do te thote “uluni , ose dilni jashte ! ”
Vetem nje shpellar , sikurse eshte Bathoristi i tokes se xanun @mire , mund te pyese keshtu , per te krijuar rremuje e amulli ne koken e drejtesise se vendit !
Idjot pa tru… , qe kerkon te japesh mend !
Lojen e organizova une topi eshte i imi peballtine do ta gjuaj vete.Doni me shume
Përjashta prokurorët që nuk binden .Atje e kan vendin banda e Lulit , Sali, monikës -ilirit .
@@@@ Përjashta prokurorët që nuk binden .Atje e kan vendin banda e Lulit , Sali, monikës -ilirit .