“Uluni ose dilni jashtë”. Përplasje mes Arta Markut dhe prokurorëve

Ajlin Dauti

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, ka degjeneruar ne debate  mes kryeprokurores së përkohshme Arta Marku dhe një grupi prokurorësh.

Asambleja e Përgjithshme është mbledhur sot për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, ndërsa kandidati i vetëm në këtë garë është Vate Stakaj.

Që në nisje të mbledhjes, kur prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ftoi kandidatin e vetëm Vate Staka që të paraqesë platformën për në KLP, prokurori Sokol Malaj, e nderpreu duke marre fjalën dhe tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur kërkonte ndryshim të rregullores.

“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse mer 50+1% të votave” – ka kërkuar prokurori Malaj, në emër edhe të kolegëve të tij.

Kërkesa e tij, ka shkaktuar debat në mbledhje, pasi kryeprokurorja Arta Marku në replikë me të, u shpreh se kërkesa në fjalë duhet të ishte bërë më herët dhe jo tani.

“Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë” është shprehur ndër të tjera Marku.

Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill. I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.

a.d. / dita

 

 

Share This Article
10 Comments
    • Ne i themi RRUP – SUP.
      Prokuroreve nuk po u ecen arroganca si ne kohen e llllalllaes.
      I ra rrasti nje gruaje qe TI BEJE ZAP
      Jo per gje, por kane djallezi.
      DUan te vonojne sa me shume kompletimin e institucioneve te drejtese.
      Une do ti quaja kollona e PD ne prokurori. Edhe nuk paraqesin interes per ate post dhe kur behet votimi per te vetmen kandidature hedhin vickela.

    • Fiks fare. Po ma kap pak se si eshte ftilluar shpellarja me e re e prokurorise Arta Marku. Krahasoje kur erdhi ne fillim ne Tirone. E c’na ka gjet.

  • Cdo te thote kjo? Uluni, ose largohuni se une jam pronarja e prokurorise?
    Kerkesa e Malajt me duket normale.
    Nese ka nevoje per ndryshim procedurash le te shtyhet asambleja
    U bene te gjithe si Zogu keta, pronare ne shtet, pronare ne drejtesi e pronare ne prokurori

  • Tipik gomar , injorant i pa shoq , qe nuk njeh asnje lloj ligji e rregulli ! Si shtaze pylli qe eshte , pyet se cfar do te thote “uluni , ose dilni jashte ! ”
    Vetem nje shpellar , sikurse eshte Bathoristi i tokes se xanun @mire , mund te pyese keshtu , per te krijuar rremuje e amulli ne koken e drejtesise se vendit !
    Idjot pa tru… , qe kerkon te japesh mend !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *