Papa Françesku i cili pritet të takohet sot me presidentin francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për mobilizimin e të gjithëve për rindërtimin e katedrales Notrë Dam e shkatërruar nga zjarri, që të mund të shndërrohet përsëri në një xhevahir arkitekturor i kujtesës kolektive.
‘’Pasi përshëndeti guximin dhe punën e forcave zjarrfikëse që ndërhynë për shuarjen e zjarrit, unë shpresoj që katedralja Notrë Dam të mund të rindërtohet, në sajë të punës për rindërtimin dhe mobilizimin e të gjithëve, këtë vepër të çmuar në zemër të qytetit, shenjë e besimit të atyre që e ndërtuan, kishën e nënës së dioqezës sonë, trashëgiminë arkitekturore dhe shpirtërore të Parisit, të Francës dhe njerëzimit’’, shkruan papa në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit.
Në mesazhin e tij, ati i shenjtë bashkohet me trishtimin e besimtarëve dhe të gjithë francezëve.
‘’Kjo katastrofë dëmtoi rëndë një ndërtesë historike, por unë kam bindjen se ka prekur një simbol të shtrenjtë kombëtar në zemrat e parizianëve dhe francezëve në diversitetin e besimeve të tyre fetare’’, shkruan ai.
v.l/ Dita

vepër me rëndësi historike botrore ,mobilizim shtërngim radhësh ta ndërtojmë përsëri këtë kishë me vlera të mëdha monumentale të kulturës botrore.
Vatikani eshte nje nga shtetet me te pasura te botes, ne mos me I pasuri. Edhe me shpenzimet e veta mund ta rindertoje kete ikone te kutures perendimore, ose te mbuloje peshen kryesore te shpenzimeve.