Papa Françesku kërkon mobilizimin e të gjithëve për rindërtimin e Notrë Dam

DITA Online

Papa Françesku i cili pritet të takohet sot me presidentin francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për mobilizimin e të gjithëve për rindërtimin e katedrales Notrë Dam e shkatërruar nga zjarri, që të mund të shndërrohet përsëri në një xhevahir arkitekturor i kujtesës kolektive.

’Pasi përshëndeti guximin dhe punën e forcave zjarrfikëse që ndërhynë për shuarjen e zjarrit, unë shpresoj që katedralja Notrë Dam të mund të rindërtohet, në sajë të punës për rindërtimin dhe mobilizimin e të gjithëve, këtë vepër të çmuar në zemër të qytetit, shenjë e besimit të atyre që e ndërtuan, kishën e nënës së dioqezës sonë, trashëgiminë arkitekturore dhe shpirtërore të Parisit, të Francës dhe njerëzimit’’, shkruan papa në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit.

Në mesazhin e tij, ati i shenjtë bashkohet me trishtimin e besimtarëve dhe të gjithë francezëve.

’Kjo katastrofë dëmtoi rëndë një ndërtesë historike, por unë kam bindjen se ka prekur një simbol të shtrenjtë kombëtar në zemrat e parizianëve dhe francezëve në diversitetin e besimeve të tyre fetare’’, shkruan ai.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • vepër me rëndësi historike botrore ,mobilizim shtërngim radhësh ta ndërtojmë përsëri këtë kishë me vlera të mëdha monumentale të kulturës botrore.

  • Vatikani eshte nje nga shtetet me te pasura te botes, ne mos me I pasuri. Edhe me shpenzimet e veta mund ta rindertoje kete ikone te kutures perendimore, ose te mbuloje peshen kryesore te shpenzimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *