Meta me Arbanasit e Zarës: Jeni faktor bashkimi i Shqipërisë me Kroacinë

Bora Basholli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të mërkurë në një takim një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri.

Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e shkëlqyer që komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë dhe vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.

“Jam shumë i lumtur që keni ardhur në Shqipëri, sepse ende i kam të gjalla ato përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja juaj në Zadar. Ka qenë një vizitë e mrekullueshme për mua, por edhe për Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, të cilën e falënderoj edhe njëherë për praninë e saj në atë vizitë”, – tha Presidenti i Republikës, duke theksuar se marrëdhëniet tradicionale mes shqiptarëve dhe kroatëve janë shembull për popujt e tjerë në Ballkan.

“Gjithashtu falënderoj ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga, e cila u bashkua me ne sot në këtë takim. Prania e saj është jo vetëm nder, por edhe tregues i vlerësimit dhe shprehje e miqësisë e lidhjeve të thella që bashkojnë në mënyrë të pandashme dy popujt tanë.  

Ju, Arbanasit e Zadarit, por edhe komuniteti shqiptar në tërësi që jeton në Kroaci, jeni faktori më i fortë njerëzor që bashkon popujt tanë.  Marrëdhëniet me Kroacinë janë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe tani që kemi nënshkruar dhe Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve jam i bindur se ato do të forcohen edhe më shumë”, – tha ndër të tjera Presidenti Meta.

E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga, e cila gjatë fjalës përshëndetëse theksoi ndër të tjera se:

“Jam thellësisht e lumtur për këtë takim, që i jep një impuls të ri marrëdhënieve historike mes vendeve e popujve tanë. Shqipëria është një vend shumë i dashur për mua, i përkryer dhe padyshim një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”.

Delegacioni i Arbanasve të Zarës (Zadarit) ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta, i cili gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Me Kroatet na lidh gjaku Ilir,na lidhin qindra vjet maredhenje te ngushta fqinjesie,tradite,etnografi,bese,zakone.,.
    Na lidh ARMIQESIA E PERBASHKIET MIJEVJECARE ME POPULLIN AGRESOR SERB.
    Jane i vetmi popull ne Ballkan,qe na do te miren pa hile.

  • Likja ka kohe qe i eshte qepur ketyre lloj aktiviteteve per tu dukur patriot se e di qe e ka mbushur kupen si antishqiptar.Kujton se keto mashtrime i habe njerezit dhe do te siguroje strehe mbrojtese me patriotizmin e tij fallco.

  • O president fole e cfare nuk the por me te thene te drejten asgje nuk te mora vesht.se ne cdo takim keto fjale dhe shprehje thua biles edhe kur takohesh me serbet dhe grekerit.

  • Me kroatet nuk na lidh gjaku ilir e ke gabim se kroatet nuk Jane ilir po Jane sllave te ardhur ne tokat ilire dhe Dardanelli megjithate une kam respekte per kete popull viva la Croazia assieme Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *