Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të mërkurë në një takim një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri.
Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e shkëlqyer që komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë dhe vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.
“Jam shumë i lumtur që keni ardhur në Shqipëri, sepse ende i kam të gjalla ato përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja juaj në Zadar. Ka qenë një vizitë e mrekullueshme për mua, por edhe për Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, të cilën e falënderoj edhe njëherë për praninë e saj në atë vizitë”, – tha Presidenti i Republikës, duke theksuar se marrëdhëniet tradicionale mes shqiptarëve dhe kroatëve janë shembull për popujt e tjerë në Ballkan.
“Gjithashtu falënderoj ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga, e cila u bashkua me ne sot në këtë takim. Prania e saj është jo vetëm nder, por edhe tregues i vlerësimit dhe shprehje e miqësisë e lidhjeve të thella që bashkojnë në mënyrë të pandashme dy popujt tanë.
Ju, Arbanasit e Zadarit, por edhe komuniteti shqiptar në tërësi që jeton në Kroaci, jeni faktori më i fortë njerëzor që bashkon popujt tanë. Marrëdhëniet me Kroacinë janë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe tani që kemi nënshkruar dhe Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve jam i bindur se ato do të forcohen edhe më shumë”, – tha ndër të tjera Presidenti Meta.
E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga, e cila gjatë fjalës përshëndetëse theksoi ndër të tjera se:
“Jam thellësisht e lumtur për këtë takim, që i jep një impuls të ri marrëdhënieve historike mes vendeve e popujve tanë. Shqipëria është një vend shumë i dashur për mua, i përkryer dhe padyshim një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”.
Delegacioni i Arbanasve të Zarës (Zadarit) ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta, i cili gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre.
b.b/dita

Me Kroatet na lidh gjaku Ilir,na lidhin qindra vjet maredhenje te ngushta fqinjesie,tradite,etnografi,bese,zakone.,.
Na lidh ARMIQESIA E PERBASHKIET MIJEVJECARE ME POPULLIN AGRESOR SERB.
Jane i vetmi popull ne Ballkan,qe na do te miren pa hile.
Likja ka kohe qe i eshte qepur ketyre lloj aktiviteteve per tu dukur patriot se e di qe e ka mbushur kupen si antishqiptar.Kujton se keto mashtrime i habe njerezit dhe do te siguroje strehe mbrojtese me patriotizmin e tij fallco.
O president fole e cfare nuk the por me te thene te drejten asgje nuk te mora vesht.se ne cdo takim keto fjale dhe shprehje thua biles edhe kur takohesh me serbet dhe grekerit.
Me kroatet nuk na lidh gjaku ilir e ke gabim se kroatet nuk Jane ilir po Jane sllave te ardhur ne tokat ilire dhe Dardanelli megjithate une kam respekte per kete popull viva la Croazia assieme Albania