Dega Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e policisë kufitare kanë ndaluar një person që po transportonte 100 mijë euro të padeklaruara.
Shtetasi i ndaluar me iniciale A.Q.. u ndalua pas kontrolleve të ushtruara nga strukturat e policisë në pikën kufitare të Muriqanit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kalojnë në pikën kufitare të Murriqanit që të deklarojnë vlerat monetare, sendet me vlerë apo gurët e çmuar që janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.
b.b/dita
