Muriqan, sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara

Bora Basholli

Dega Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e policisë kufitare kanë ndaluar një person që po transportonte 100 mijë euro të padeklaruara.

Shtetasi i ndaluar me iniciale A.Q.. u ndalua pas kontrolleve të ushtruara nga strukturat e policisë në pikën kufitare të Muriqanit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kalojnë në pikën kufitare të Murriqanit që të deklarojnë vlerat monetare, sendet me vlerë  apo gurët e çmuar që janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *