Kushtetuesja, lista e kandidatëve të tërhequr nga vendet vakante

DITA Online

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës.

KED ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 11 kandidatë dhe 16 kandidime në vendet vakante ekzistuese

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

  1. Diskutimi në parim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
  2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidime në vende vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të diskutimit në parim, diskutimi dhe shqyrtimi i mëtejshëm i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, si edhe diskutimi mbi Metodologjinë e Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë do të vijojë në mbledhjen e Këshillit të parashikuar në datën 17.05.2019.

Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi, ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 11 kandidatë dhe 16 kandidime në vendet vakante ekzistuese.

LISTA E KANDIDATËVE TË TËRHEQUR NGA KANDIDIMET PËR VENDET VAKANTE NË GJYKATËN KUSHTETUESE

  1. Alban Brati (për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018)
  2. Bashkim Nikolla
  3. Çlirim Gjata
  4. Dashamir Kore
  5. Ilir Kadiu
  6. Ilir Panda
  7. Irena Nino
  8. Mitat Dautaj
  9. Marsida Xhaferllari (për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi në datën 24.12.2018)
  10. Shpresa Beçaj
  11. Sokol Hasani

 

  1. LISTA E KANDIDATËVE TË TËRHEQUR NGA KANDIDIMET PËR INSPEKTOR I LARTË I DREJTËSISË

 

  1. Lefterie Luzi Lleshi
  2. Suzana Frashëri

 

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Clirim Gjata kandidat pergjykaten Kushtetuese.amos e kamelexuar gabimapo nuk jeni mireme mendet e kokes.Hapu dhe te futemi brenda.Keni bere veting apo ja keni futur kot.Ky nuk eshte mire nje here me mendet e kokes pa leri te tjerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *