Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës.
KED ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 11 kandidatë dhe 16 kandidime në vendet vakante ekzistuese
NJOFTIMI I PLOTË:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
- Diskutimi në parim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
- Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidime në vende vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.
Në përfundim të diskutimit në parim, diskutimi dhe shqyrtimi i mëtejshëm i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, si edhe diskutimi mbi Metodologjinë e Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë do të vijojë në mbledhjen e Këshillit të parashikuar në datën 17.05.2019.
Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi, ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 11 kandidatë dhe 16 kandidime në vendet vakante ekzistuese.
LISTA E KANDIDATËVE TË TËRHEQUR NGA KANDIDIMET PËR VENDET VAKANTE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
- Alban Brati (për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018)
- Bashkim Nikolla
- Çlirim Gjata
- Dashamir Kore
- Ilir Kadiu
- Ilir Panda
- Irena Nino
- Mitat Dautaj
- Marsida Xhaferllari (për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi në datën 24.12.2018)
- Shpresa Beçaj
- Sokol Hasani
- LISTA E KANDIDATËVE TË TËRHEQUR NGA KANDIDIMET PËR INSPEKTOR I LARTË I DREJTËSISË
- Lefterie Luzi Lleshi
- Suzana Frashëri
v.l/ Dita

Clirim Gjata kandidat pergjykaten Kushtetuese.amos e kamelexuar gabimapo nuk jeni mireme mendet e kokes.Hapu dhe te futemi brenda.Keni bere veting apo ja keni futur kot.Ky nuk eshte mire nje here me mendet e kokes pa leri te tjerat.