Policia kufitare në Rinas ka arrestuar dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve.
Po ashtu për këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të tjerë.
Arrestimi i dy punonjësve u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bagazhi i fundit”, pas ankesave dhe kallëzimeve të bërë nga disa udhëtarë.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, sqaron policia.
Po ashtu u proceduan penalisht edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
Kallëzimet nga udhëtarët
Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.
Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.
Të arrestuarit, autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera
Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:
1-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019
2-Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019
3-Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019
4-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.
o.j/dita

Nuk behemi njerez ne
Vjedhjet ne Rinas kane vite e vite qe jane pjese familjare e koncesionarit. Kur mberrita ne Milano dhe pashe se bagazhi i time shoqeje ishte zbrazur nga bizhute, i telefonova drejtorise Rinas dhe nuk me pordhen. Kur u ktheva takova shefin e policise Rinas, ja shpjegova, i shfaqa dhe dyshimin qe vidheshin nga puntoret e ngarkim – shkarkimit. Shefi, natyrisht qe nuk e rruajti.
Si eshte e mundur qe disa udhetare sasite monetare ore gjerat e vogla me vlere nuk i mbajne me vete neper xhepa ose ne canten e dores por i lene ne bagazhin e aeroplanit sidomos kur hyjne dhe dalin nga vende si Shqiperia
Keta punonjes ngarkim -shkarkim, jane ne varesi te TIA-s apo te ICTS-se, ?? – pasi pervec arrestimit te tyre, duhet te gjobitet edhe kompania