Vidhnin bagazhet e udhëtarëve, arrestohen 2 punonjës në aeroportin e Rinasit

Ornela

Policia kufitare në Rinas ka arrestuar dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve.

Po ashtu për këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të tjerë.

Arrestimi i dy punonjësve u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bagazhi i fundit”, pas ankesave dhe kallëzimeve të bërë nga disa udhëtarë.

“Në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative se disa nga punonjësit e  sektorit të ngarkim-shkarkimit  të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor  “BAGAZHI I FUNDIT”. Si rezultat u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe  E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, sqaron policia.

Po ashtu u proceduan penalisht  edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez  në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të  ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Kallëzimet nga udhëtarët

Më  datë 17.05.2019,  shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit,  vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në  bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur  shtetasit H.E nga bagazhet.

Të arrestuarit, autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera

Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm  në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë  janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:

1-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019

2-Vjedhjes së një varse flori  të shtetases A.Z më datë  24.04.2019

3-Vjedhjes së  një varse flori  të shtetases D.H, më datë 13.05.2019

4-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Vjedhjet ne Rinas kane vite e vite qe jane pjese familjare e koncesionarit. Kur mberrita ne Milano dhe pashe se bagazhi i time shoqeje ishte zbrazur nga bizhute, i telefonova drejtorise Rinas dhe nuk me pordhen. Kur u ktheva takova shefin e policise Rinas, ja shpjegova, i shfaqa dhe dyshimin qe vidheshin nga puntoret e ngarkim – shkarkimit. Shefi, natyrisht qe nuk e rruajti.

  • Si eshte e mundur qe disa udhetare sasite monetare ore gjerat e vogla me vlere nuk i mbajne me vete neper xhepa ose ne canten e dores por i lene ne bagazhin e aeroplanit sidomos kur hyjne dhe dalin nga vende si Shqiperia

  • Keta punonjes ngarkim -shkarkim, jane ne varesi te TIA-s apo te ICTS-se, ?? – pasi pervec arrestimit te tyre, duhet te gjobitet edhe kompania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *