Një zarf me një plumb 9 kalibër drejtuar Matteo Salvinit u sekuestrua në Qendrën Postare të Romës, në Piazzale Ostiense. Zarfi me plumb u kap nga skuadra speciale e Policisë së Shtetit italian.
Ministria e brendshme e dha lajmin, duke thënë se zarfi me plumb brenda ishte një kërcënim i qartë ndaj numrit një të Ministrisë. Pakoja ishte e dyshimtë për hetuesit, pasi nuk kishte dërgues dhe as ndonjë shenjë verifikuese të qartë, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar ministri Salvini: “Ata po më kërcënojnë dhe mendojnë se unë kështu trembem. Mirëpo, ata nuk më trembin dot, asesi”, ka deklaruar ai.
v.l/ Dita

“Kur xhelati shkon para giotines, fytyra i mer formen e viktimes!”
me ne fund italianet pobehen Aktiv ne politiken e Europes
# ndryshe nga me pare ,kur uleshe ne tavoline e hapje
nji teme mbi politiken
kur degjohej vetem nji REFREN :
***********Non mi interessa !!! ************
Hajt per hajer! Po thone sbie rrufeja ne hale. Ka rrezik e ka vene vet qe te ngjaje si viktime se kohet e fundit po kundershtohet kudo qe shkon.