Një plumb i kalibrit 9 në zarf, kërcënohet ministri i Brendshëm Iitalian, Matteo Salvini

DITA Online

Një zarf me një plumb 9 kalibër drejtuar Matteo Salvinit u sekuestrua në Qendrën Postare të Romës, në Piazzale Ostiense. Zarfi me plumb u kap nga skuadra speciale e Policisë së Shtetit italian.

Ministria e brendshme e dha lajmin, duke thënë se zarfi me plumb brenda ishte një kërcënim i qartë ndaj numrit një të Ministrisë. Pakoja ishte e dyshimtë për hetuesit, pasi nuk kishte dërgues dhe as ndonjë shenjë verifikuese të qartë, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar ministri Salvini: “Ata po më kërcënojnë dhe mendojnë se unë kështu trembem. Mirëpo, ata nuk më trembin dot, asesi”, ka deklaruar ai.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *