Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri.
Haradinaj thotë se autorët e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve do të dënohen.
Statusi i plotë
Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.
Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.
Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!
RH.
b.b/dita

Te lumte or mik,
Kosova duhet te ngreje gjykate per denimin e
krimineleve, qe livadhisin te lire, neper serbi e veriun
e kosoves.
Jo te ngreje gjykate per te denuar UCK, sic kerkohet.
edhe njehere or mik, per sa kohe qendron me
popullin, nuk do te kesh vdekje kurre.
Jam ne nji mendje me Arbenin.
Kosoves i ka dale i zoti i shtepise.
Shqiperia ne cdo “zot” shtepie ne keto afer 30 vite tranzicion na del shkerdhat.
Black list