Haradinaj: Autorët e masakrave në Kosovë do të dënohen

Bora Basholli

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social ka kujtuar  20-vjetorin e masakrës në Vushtrri.

Haradinaj thotë se autorët e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve do të dënohen.

Statusi i plotë

Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.

Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.

Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!
RH.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Te lumte or mik,

    Kosova duhet te ngreje gjykate per denimin e

    krimineleve, qe livadhisin te lire, neper serbi e veriun

    e kosoves.

    Jo te ngreje gjykate per te denuar UCK, sic kerkohet.

    edhe njehere or mik, per sa kohe qendron me

    popullin, nuk do te kesh vdekje kurre.

  • Jam ne nji mendje me Arbenin.
    Kosoves i ka dale i zoti i shtepise.
    Shqiperia ne cdo “zot” shtepie ne keto afer 30 vite tranzicion na del shkerdhat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *