Hajdari kritikë ndaj Ramës e Bashës: Gati për letra “dashurie”

J L

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja Rudina Hajdari, foli lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Hajdari ishte mjaft e ashpër me Qeverinë duke iu drejtuar sidomos kryeministrit Edi Rama, të cilin e kritikon sepse nuk është i pranishëm në Kuvend për të folur lidhur me progres-raportin e prezantuar dje në Komisionin Europian.

Hajdari ndër të tjera ka shigjetuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, të cilit i thotë se krijon kriza të kota politike, në emër të demokracisë por duke penguar integrimin e Vendit tonë drejtë BE-së.

“Dua të theksoj se Rama mungon përsëri në këtë sallë, duhet të ishte për të thënë diçka lidhur me raportin e KE.

Sot kemi vetëm një njeri që u thotë të tjerëve se është më i miri i të mirëve, se vetëm ky po ndërton një vend europian, por është i vetmi që dikton çdo ligj, që bën ligje në emrin tonë, që sillet nëpër Evropë , me ca Reforma të dështuara, ndërkohë që bën tangon e Serbisë.

Qeveria e tij është në procese regresi dhe jo progresi. Historia e krizës në emër të demokracisë në fakt dëmton vendin pasi ata nuk e duan integrimin e vendit.

Ata që prodhojnë krizë nuk bëjnë asnjë punë por janë gati të bëjnë letra dashurie.” tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *